Ekspertët norvegjez kanë ndërtuar një aplikacion të ri që do të ndihmojë shtetin në zbulimin dhe gjurmimin e personave të infektuar me koronavirus.
Këtë e njoftoi me anë të një Konference për Shtyp Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg së bashku me Ministrin e Shëndetësisë raporton abcnews.al.
Gjtë kësaj konference ata u shprehën entuziastë në zbulimin më të ri në të cilin ata besojnë se do të arrijnë sukses në luftën kundër Covid-19.
“Ne duam që sa më shumë njerëz të bëjnë të mundur shkarkimin në telefonat e tyre të këtij aplikacioni” tha Kryeministrja Solberg gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.
Aplikacioni i ri “Stop sëmundjes” ka për qëllim të ndihmojë autoritetet me zbulimin e infeksionit Covid-19, por gjithashtu mund të përdoret për të paralajmëruar përdoruesit nëse kanë qenë afër dikujt të infektuar me koronavirus.
“Personalisht, unë mendoj se nëse do të kthehemi në jetën e përditshme dhe të jemi të lirë, atëherë duhet që sa më shumë njerëz të shkarkojnë aplikacionin,” tha Solberg.
Ajo theksoi se shkarkimi i aplikacionit është falas. Për më tepër, kryeministrja norvegjeze tha se beson se aplikacioni mund të kontribuojë në evidentim dhe kontroll të infeksionit që në fazat e para.
“Unë madje po e shkarkoj aplikacionin që tani”, tha Solberg.
Ministri i Shëndetësisë dhe Kujdesit, Bent Høie (H) tha gjatë konferencës për shtyp se ky ka qenë një hap i rëndësishëm dhe i sigurt. Ai theksoi se një grup i pavarur ekspertësh është autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë për ta vlerësuar këtë kërkesë.
“Norvegjia është një shtet me një shoqëri me besueshmëri të lartë, dhe me kompetencë të lartë dixhitale. Ky është një avantazh që lejon që një vend i vogël të bëjë shumë gjëra”, tha Ministri i Shëndetësisë.
Ai theksoi se të gjitha të dhënat në aplikacion do të fshihen vazhdimisht pas 30 ditësh dhe se vetë aplikacioni do të fshihet në dhjetor.
Të enjten pasdite, pritja ka qenë aq e madhe, sa përdoruesit që kanë provuar të shkarkojnë aplikacionin, kanë pasur probleme nga mbingarkesa.
Ekspertët që kanë krijuar aplikacionin deklaruan se kanë patur probleme për shkarkimin e aplikacionit por se janë duke e zgjidhur këtë.
“Ka pak vështirësi, dhe kemi disa probleme me kapacitetin e regjistrimit aktual në aplikacion. Ne po punojmë për ta zgjidhur këtë“, thanë ata.
Aplikacioni së pari do të testohet në Drammen dhe dy bashki të tjera, që ende nuk bëhen të ditura. Më tej do të testohet në 15 komuna të tjera dhe më pas, ndoshta brenda majit, në të gjithë vendin.
Drejtori Camilla Stoltenberg në FHI tha gjatë konferencës për shtyp se aplikacioni dhe testimet më të shpeshta janë thelbësore për të lehtësuar masat në komunitet.
– Drammen është një nga komunat që do të testojë risinë më të re..
Ekspertët inkurajuan që sa më shumë njerëz në Drammen të shkarkojnë aplikacionin. Solberg tha gjithashtu se të paktën 50 përqind e vendit duhet të shkarkojnë aplikacionin.
Ata që e shkarkojnë këtë aplikacion dërgojnë informacione se ku ndodhen dhe kë kanë afër. Ky informacion ruhet në qendër për 30 ditë.
Por kjo zgjidhje në fakt kërkon që të gjitha të dhënat e përcjellja në aplikacion mblidhen në mënyrë të vazhdueshme në telefonin e individit, dhe duhet të transmetohen dhe ruhen në mënyrë qendrore, në një server të kontrolluar nga autoritetet, dhe ky është një problem themelor, kanë thënë disa avokatë që merren me çështjet e ruajtjes së të dhënave personale.
Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë rekomandon aplikacionin dhe beson se norvegjezët duhet të kenë besim në të, kur Inspektorati i të Dhënave gjithashtu është shprehur pozitiv.
Ky aplikacion mund të shkarkohet nga çdo individ që është i moshës mbi 16 vjeç dhe lart.
Gjatë konferencës për shtyp të enjten pasdite, Kryeministri Solberg theksoi se të dhënat nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër përveç përcjelljes dhe ndalimit të infeksionit.
Ndërkohë Norvegjia ka regjistruar 6848 të infektuar, 152 vdekje. Në total shteti norvegjez ka realizuar gjithsej 133707 testime./abcnews.al