Izolohen nga Covid 19? Mungojnë në seancën e Këshillit të Sigurimit kryeministri Spasovski dhe dy ministra të BDI-së

schedule14:12 - 16 Prill, 2020

schedule 14:12 - 16 Prill, 2020

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku duhet të debatohet rreth vendimit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për ballafaqimin me pandeminë e Covid 19.

Në këtë mbledhje mungojnë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i arsimit, Arbër Ademi  të cilët pritet të futen në karantinë, pasi një ditë më parë janë takuar me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, që sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas mediave maqedonase Spasovski dhe Osmani kanë qenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë kontakteve të djeshme, por nëse ministria e shëndetësisë vendos, ata do të futen në izolim.

Ndërkohë Dimitrievski përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar opinionin se ai bashkë me 40 qytetarë tjerë të Kumanovës sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!