Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ndryshimet në Kodin Penal duke ashpëruar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e përcaktuara nga qeveria në periudha pandemie.
Për të respektuar distancimin fizik deputetët kanë votuar me fletë votim dhe jo online, metodë kjo e detyruar për shkak se ata janë pozicionuar në distancë nga njëri tjetri, si dhe në llozhet e Kuvendit.
Gazetarja Esiona Konomi mëson se rezultatet e votimit do të mësohen pas numërimit dhe të shpallen më pas nga Kuvendi. / abcnews.al