Rama nga Sofja: Kokaina kaloi BE-në dhe u kap në Shqipëri

schedule18:02 - 1 Mars, 2018

schedule 18:02 - 1 Mars, 2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë vlerësime nga zyrtarë të Bashkimit Europian për operacionin më të fundit të kapjes së 613 kg kokainë. Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria ia doli të kapë ngarkesën me drogë që iu shpëtoi kontrolleve të porteve të Bashkimit Europian.

Informacioni i kapjes së ngarkesës me 613 kilogramwve kokainë jo vetëm ka qarkulluar në korridoret e Brukselit, por edhe është vlerësuar me pozitivitet.
Këtë e bën të ditur kryeministri Edi Rama pas takimit që zhvilloi në Sofje me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Edi Rama: “Hetimi doganor dhe Policia e Shteti me ndihmën e Prokurorisë pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke parasysh që ngarkesa e kapur përbënte jo vetëm një sassi më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por një sasi që ka kaluar më parë në portet e BE-së dhe fatkeqësisht i ka kaluar kontrolleve”.

Jo vetëm kaq por Shqipëria ia doli e vetme në zbulimin dhe zbatimin e këtij aksioni nënvizoi, kryeministri Rama.

Edi Rama: “Ky ishte një operacion i mirëfilltë i agjencive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim në këtë rast nga partnerët”.

Sipas kryeministrit Rama kjo fazë e parë për ta çrrënjosur kanabisin është mbyllur me sukses,rradhën e ka faza e dytë, ku lufta vjen duke u përshkallëzuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!