Ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me Komisionin e Jashtëm. Takimi do të zhvillohet në mëngjes në orën 08:15 në ambientet e Presidencës.
Ky vendim i kreut të shtetit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati. Kërkesa e opozitës u bë me arsyetimin se ministri Ditmir Bushati foli në shkelje të etikës ndaj deputetëve dhe Presidentit. Në fokus të takimit do të jenë diskutimet për paktin detar me Greqinë dhe shqetësimet e presidentit Ilir Meta mbi këto negociata. /abcnews.al

