Klubi i Arsenalit nuk po ia del të bindë yjet të qëndrojnë në skuadër. Mungesa prej disa sezonesh në Champions League, po i kushton shtrenjtë klubit londinez dhe të gjithë lojtarët kryesorë, po tentojnë të largohen sa më parë.
Kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang duket i larguar, me sulmuesin nga Gaboni që kuotohet për të firmosur me Barcelonën në verë. Por jo vetëm Aubameyang, pasi nga Arsenali, pritet të largohet dhe sulmuesi tjetër.
Bëhet fjalë për Alexandre Lacazette dhe siç raporton The Sun, bomberi francez pritet të kalojë tek Atletico Madrid. Simeone ka shfaqur interes për Lacazette dhe verën e shkuar, kur u largua Antoine Griezmann, por Arsenali arriti ta bindë të qëndrojë. Ndërsa kësaj radhe, duket e vështirë që 28 vjeçari të mbetet në Londër…/abcnews.al
Alexandre Lacazette ‘set to leave Arsenal this summer’, according to reportshttps://t.co/SCaUN5YUMB pic.twitter.com/tVlzZp1KQZ
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) April 15, 2020

