Basha për kokainën: Bashkia e Tiranës lavatriçja e parave të pista

schedule14:44 - 1 Mars, 2018

schedule 14:44 - 1 Mars, 2018

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike kryetari Lulzim Basha deklaroi për mediat se hetimi pas kapjes së 613 kg kokainë duhet të përqendrohet edhe tek  Bashkia e Tiranës e cila sipas kreut demokrat është lavatriçja e parave të pista.

“Krimi politika e biznesi janë bërë një. Një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte pa garanci politike. Paratë e përfituara janë kërcënim ëpr stabilitetin politik e ekonomik”-tha Basha. /abcnews.al