Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i viktimave në Gjermani, 285 të vdekur brenda pak orëve

schedule08:35 - 15 Prill, 2020

schedule 08:35 - 15 Prill, 2020

Në Gjermani janë shënuar 285 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Përpos viktimave, u shtua edhe numri i të infektuarve. Gjatë 24 orëve, në Gjermani u konfirmuar 2,486 raste të reja të infektimeve. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 127,586.

Shifra e përgjithshme e viktimave është 3,254 persona. Ky numër mbetet ende i vogël në krahasim me shifrën e të infektuarve dhe me numrin e viktimave që është shënuar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

Të gjitha këto shtete kanë numër shumë më të vogël të popullsisë, por shifër disa herë më të lartë të viktimave.

Qeveria gjermane pritet që brenda këtij muaji t’i largojë disa prej kufizimeve me qëllim të riaktivizimit të disa sektorëve ekonomikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!