Shpërthim me minë në derën e një banese në zonën e Kombinatit.Gazetari i ABC News Andi Qosja raporton se mina ëhstë vendosur në derën e banesës së Klaudio Ukës në zonën e Qelqit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak i Policisë Tiranë
Më datë 01.03.2018, rreth orës 01:40, në rrugën ” Shaban Bardhoshi ” jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U., ka patur një shpërthim.
Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse nuk ka dëme në njerëz e as dëme materiale.
Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al