Një lajm i mirë vjen këtë të martë mes 4 mjekëve të shëruar janë doktor Skënder Brataj dhe doktor Andi Koraqi.
Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, shkruan se dy mjekët bashkë me dy infermiere fatmirësisht ja kanë dalë që të kalojnë me sukses betejën me Covid 19.
Ndërkohë deri më tani numri i personelit mjeksor të shëruar ka shkuar në 36,ndërsa në total tashmë mes 475 personave të infekruar janë shëruar 248 pacientë.
Postimi i Ministres Manastirliu:
#LajmetëMira për stafet mjekësore ?
Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19??
Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit✅ Deri tani 3️⃣6️⃣ personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19 ✅
2️⃣4️⃣8️⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?
#FORCA/abcnews.al