Banane dhe Drogë!
Kjo është tema e “Byro Politike” këtë të mërkurë duke marrë shkas nga operacioni në Durrës që çoi në bllokimin e një sasie rekord kokaine, prej 613 kilogramësh kokainë.
I ftuar në ABC News, gazetari Ferdinand Dervishi tha se këtë ngjarje e sheh si një lajm dëshpërues.
“Unë e shoh si një lajm dëshpërues këtë që ka ndodhur. Kemi regres sepse është rasti i katërt i madh në historinë e Shqipërisë postkomuniste. Në qendër të gjithë historisë janë të huajt. Ne vetëm nuk jemi në gjendje të bëjmë një kapje kaq të madh”, u shpreh Dervishi./abcnews.al