Mesfushori kuqezi, Ergys Kaçe, luan prej shumë vitesh në tokën helene, në Greqi, aty ku veshur fanellën e disa klubeve. Aktualisht, futbollisti kuqezi aktivizohet me ekipin e AEL Larisa, i huazuar nga ekipi i PAOK.
26 vjeçari ndodhet në karantinë, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë rreth globit, për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit. Duke qëndruar në izolim, futbollistët janë bërë kreativë, duke gjetur mënyra të ndryshme për të kaluar kohën, por dhe guximtarë…
Kaçe po vazhdon të stërvitet, por po provon edhe boksin. Në një video të publikuar, shihet si mesfushori kuqezi praktikon sportin e boksit, madje sfidon edhe boksierin e famshëm shqiptar, Florian Marku. Padiskutim që do të ketë një përgjigje…/abcnews.al