SHBA, shitësi më i madh ndalon tregtimin e armëve automatike

schedule18:07 - 28 Shkurt, 2018

schedule 18:07 - 28 Shkurt, 2018

Dy javë nga masakra në një shkollë të Floridës, një ndër shitësit më të mëdhenj të armëve në Amerikë u ka dhënë të drejtë studentëve dhe ka ndërprerë shitjen e armëve të rënda.

Një nga shitësit më të mëdhenj të armëve në Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se do të ndërpresë shitjen e armëve automatike, pas masakrës në shkollën e Floridës ku humbën jetën 17 persona.

Kompania “Dick’s Sporting Goods”, që ka më shumë se 600 dyqane, ka bërë me dije se nuk do të shesë më armë si ato të përdorura në ngjarjen e këtij muaji dhe se mbështet reformimin e ligjit për armët.

Lëvizja vjen në të njëjtën kohë kur studentë dhe mësues bënë një rikthim emocional në shkollën e mesme në Parklend. “Ndjejmë respekt dhe admirim për studentët që kanë ngritur zërin për dhunën e armëve në shkolla dhe kudo tjetër. Ne ju kemi dëgjuar, kombi ju ka dëgjuar”, thuhet në një deklaratë të zinxhirit të dyqaneve.

Pas episodit të rëndë të 14 Shkurtit, ndaj politikanëve amerikanë është rritur presioni për të ndërmarrë masa konkrete për kontrollin e armëve. Gjithashtu, korporatave u është kërkuar të ndërpresin lidhjet me grupin e fuqishëm të lobimit, Shoqata Kombëtare e Armëve, apel ky që nuk ka rënë në vesh të shurdhët.

Kompani të ndryshme që nga ato të transportit ajror, “United Airlines” dhe “Delta” kanë anuluar uljet e çmimeve që bëheshin për anëtarët e shoqatës e po ashtu edhe kompanitë e dhënies së makinave me qira, apo bankat kanë ndërprerë shërbimet e tyre për anëtarët e NRA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!