Britania ka kundërshtuar propozimet e fundit të Bashkimit Europian, për kufirin me Irlandën Veriore. Kryeministrja Tereza Mej thekson se qëndrimi i Irlandës Veriore në unionin doganor të BE-së, është kërcënim për “integritetin kushtetues” të vendit.
Çështja Irlandeze rrezikon që të fundosë negociatat për Brexit, ose në të kundërt mund t’I japë pavarësinë de fakto Irlandës së Veriut. Në njërin rast apo në tjetrin, ka shpërthyer një krizë e re në bisedimet mes Londrës dhe Brukselit. Këtë ngërç të ri e shkaktoi marrëveshja e arritur në dhjetor mes Britanisë së Madhe dhe Unionit Europian në përfundim të fazës së parë të negociatave që u përqëndrua në divorc, ndërsa e dyta, që filloi prej disa javëve, ka të bëjë me raportes e ardhshme mes Londrës dhe Brukselit.
Drafti i prezantuar nga shefi negociator europian, Michel Barnier, përmban dy indikacione thelbësore: qëndrimin e Irlandës së Veriut në unionin doganor, si zgjidhje për të mbajtur të hapur kufirin me Republikën e Irlandës dhe në të ardhmen, atë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së; si dhe rolin e mbikëqyerjes për Gjykatën Europiane të Drejtësisë në interpretimin e marrëveshjes. Për Barnier bëhet fjalë për pakte të dakordësuara që në dhjetorin e kaluar dhe tani janë transkriptuar në një dokument me vlerë ligjore.
Por kjo për “Doëning Street” dhe “DUP”, partinë e vogël unionist të Irlandës së Veriut që I garanton maxhorancën qeverisë britanike, bëhet fjalë për kushte të papranueshme. Kryeministrja Theresa May thotë se propozimi I Bashkimit Europpian për kufirin në Iralndën e Veriut është një kërcënim për “integritetin kushtetues” të Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu nënvizoi se asnjë kryeministër britanik mund të dakordësohej me këtë kusht./abcnews.al