Shtyhet për javën e ardhshme seanca për demarkacionin

schedule15:09 - 28 Shkurt, 2018

schedule 15:09 - 28 Shkurt, 2018

Është shtyrë për jaën e ardhshme seanca e parlamentit të Kosovës ku do të votohet për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e ZI. Sipas mediave në Kosovë, Lista serbe ka premtuar se do të votojë pro, ndërsa vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim duke thënë se nuk do ta votojë.

Shefat e Grupeve Parlamentare në Kosovë kanë rënë dakord që seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi të shtyhet për javën e ardhshme, për ti dhënë hapësirë edhe pak ditë reflektimi Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Lista Serbe ka pohuar se do të votojë në seancën e ardhshme për ratifikimin e demarkacionit duke lënë të vetme Vetëvendosjen e cila vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen aktuale. Një fakt që u konfirmua dhe nga shefi i grupit parlamentar glauk Konjufca në seancën e paradites së të mërkurës.

Kryetari i kuvendit Kadri Veseli kërkoi pushim në mënyrë që marrëveshja të kalonte në shqyrtimin e komisionit për punë të jashtme dhe më pas ti dorëzohet deputetëve në sallë.

mediat kosovare cituan burime Brenda qeverisë së Kosovës për të konfirmuar se koalicioni qeverisës i kryeministrit Ramush Haradinaj ka siguruar 80 votat e duhura për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin me malin e zi. Sipas këtyre informacioneve, janë më shumë se 80 vota të siguruara dhe marrëveshja mes palëve është arritur pas takimit mes presidentit Thaçi, kryeministrit Haradinaj, kryetarit të parlamentit Veseli dhe deputetëve të Listës serbe në zyrën e kryeministrit.

Gjatë seancës së sotme nuk ishin të pranishëm në sallë deputetët e Listës Serbe dhe disa deputetë të tjerë që ndodheshin në Mal të Zi për një takim pune.

Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nisi në sallë ishin të pranishëm 67 deputetë, numër i mjaftueshëm për debat, por për votimin e demarkacionit, duhen 80 vota pro. Seanca e së mërkurës u caktua pas deshtimit te asaj te premtes, per shkak te mungeses se konsensusit mes partive. Lidhja demokratike e Kosovës refuzonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të dilte në votim bashkë me marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkruar në vitin 2015 dhe deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas mediave kosovare deri tani me anë të negociatave mes LDK-së me PDK-në, AAK-në dhe Nismën, janë siguruar vetëm 78 vota. /abcnews.al