Përplasja me armë në Vlorë/Arrestohen 3 të plagosurit

schedule16:02 - 28 Shkurt, 2018

schedule 16:02 - 28 Shkurt, 2018

Pas atentatit me armë zjarri, mbrëmjen e të martës, Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy personat, ndërkohë që ka arrestuar tre të plagosurit në këtë ngjarje.

Policia e Vlorës arrestoi të tre personat, që u plagosën në një sulm me armë mbrëmjen e së martës. Por, ndërkohë shpalli në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë Petrit Alilaj dhe Elis Murataj. Alilaj është pronar i automjetit Fuoristradë e cila u gjet në vendin e ngjarjes. Nga ky mjet dyshohet se u qëllua në drejtim të mjetit “Fiat Punto”, në të cilin ndodheshin Gazmend Canaj, Taulant Beqiri, dhe Elis Llanaj. Këta të tre, njëeri prej të cilëve në gjendje të rëndë, akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasje. Përplasja me armë zjarri ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Sipas Policisë, dy grupet të cilët lëviznin me 2 automjete pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të cilat nuk bëhen të dituara për arsye hetimore, kanë qëlluar mbi njëri-tjetrin me armë zjarri. Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri tip pistoletë, 10 gëzhoja dhe 2 automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!