Virologu belg e thotë troç: UEFA mendon mbylljen e sezonit

schedule08:52 - 12 Prill, 2020

schedule 08:52 - 12 Prill, 2020

Pro League në Belgjikë do të mbyllet me renditjen aktuale. Pandemia e COVID-19 ka sjellë pasoja të rënda dhe ky veprim është parë më i arsyeshmi, pasi edhe janë këshilluar me virologun Marc Van Ranst. Profesor në De Leuvense, ai ka qenë pika e kontaktit me Pro League gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që së fundmi edhe UEFA i kë kërkuar këshilla.

Van Ranst tregon se edhe UEFA po fillon ta shohë opsionin e përfundimit të sezonit në këtë moment: “Kam përshtypjen se UEFA po fillon ta shohë që është e pamundur të luash futboll këtë sezon”. Më pas ai flet edhe për vendimin e klubeve belge për ta mbyllur kampionatin.

“Askush nuk mund të fajësojë klubet belge për marrjen e vendimit, që ta mbyllin sezonin tani. Nga Pro League kam mësuar se duhen 3-4 javë që ekipet të stërviten për të qenë gati, kur ndeshjet të rifillojnë sërish. Kështu që është joreale të përfundosh garat aktuale”.

“Futbolli është një nga çështjet më të rëndësishme dhe ne po bisedojmë me 10 specialistët që përcaktojnë strategjinë për të dalë nga kjo situatë. Por duhet të jemi të sinqertë: ndeshjet e futbollit  dhe koncertet do te jenë ndër gjerat e fundit që do t’i lejojmë përsëri”, shton Van Ranst për Het Nieuwsblad.

Në fund pyetet edhe në lidhje me mundësinë e luajtjes së ndeshjeve me dyer të mbyllura: “Një finale me dyer të mbyllura do të ishte e mundur nëse kemi sigurinë absolute që tifozët nuk do të grumbullohen diku tjetër. Nëse nuk ndodh, nuk luhet as ndeshja”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!