Kozmonauti Yuri Gagarin bëri histori, 59 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

schedule07:51 - 12 Prill, 2020

schedule 07:51 - 12 Prill, 2020

Kanë kaluar 59 vite nga fluturimi i parë historik në hapësirë me anijen kozmike “Vostok”.

Më 12 prill të vitit 1961 kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me anë të rezolutës së 7 prillit 2011, e shpalli datën e 12 prill Ditën Botërore të Fluturimit të njeriut në hapësirë, për të festuar çdo vit këtë datë me rëndësi për njerëzimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!