Asgjë me shumë se ardhja në jetë e femijëve nuk mund të tregojë për forcën e madhe të triumfit të jetës.
Vetëm ne 24 orët e fundit në dy maternitetet në Tirane kanë ardhur në jete 34 bebe.
Lajmin e ka bëre me dije ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu, teksa ka postuar foton e të sapolindurve, bashkë me ketë mesazh:
Postimi i Manastirliut:
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon.
24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 beb, në dy maternitetet e Tiranës!
Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë./abcnews.al







