Koha e mirë me diell duket se i ka joshur vlonjate dhe i ka bërë të lënë shtëpinë e të dalin xhiro përgjatë vijës bregdetare.
Qytetarë të shumtë kanë shijuar rrezet e diellit në lungomare, duke thyer rregullat e shtetit, për të qëndruar në shtëpi.
Vlonjatët shprehen se e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë në izoluar.
“Një muaj e gjysëm nuk mbahesh mbyllën”, thotë qytetarja.
Ata e justifikojnë daljen, me nevoje.
“Të shpijmë një çik këmbët”.
Një tjetër qytetar shprehet se “po të respektojmë distancat dhe shteti do të vijë duke i lehtësuar masat”.
Në qytetin e Vlorës nga ministria janë konfumuar 5 të prekur me koronavirus. /abcnews.al