Futbollisti i talentuar i Liverpool, Trent Alexander-Arnold, po konsiderohet si mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, edhe pse është vetëm 21 vjeç. Anglezi, për suksesin e tij, i ka dhënë meritë edhe partnerit në mbrojtje, qendërmbrojtësit të djathtë, Joe Gomez.
“Gomez bën një punë fantastike, që shpeshherë kalon pa u vënë re”, tha fillimisht Arnold për shokun e tij të mbrojtjes. “Ai ka treguar se nuk i frikësohet asnjë sulmuesi dhe është gati të përballet me të gjithë, si në shpejtësi, ashtu dhe në duel forcë.
Ka vetëbesim të jashtëzakonshëm, edhe pse në moshë të re. Më thotë gjithmonë të dal para, pasi ai më ruan shpinën. Kemi katër qendërmbrojtës të shkëlqyer në skuadër dhe për mua dhe Robbon (Robertson), është më e thjeshtë për të sulmuar”, tha Arnold./abcnews.al