Partizani kërkon tri pikët ndaj Lushnjes

schedule21:43 - 27 Shkurt, 2018

schedule 21:43 - 27 Shkurt, 2018

Partizani nuk kërkon kthesën ndaj Lushnjes, pasi ka luajtur mirë pavarësisht nga rezultatet negative. Kështu shprehet trajneri Starova në prag të sfidës me ekipin e vendit të fundit.

Kjo paraqitje e ka bërë edhe më shumë optimist.

Sulejman Starova nuk mund të thuhet se i mungon besimi tek vetja, madje edhe në momentet më të vështirë, ndërsa gjykon se ka ardhur koha që Partizani i tij të marrë atë që mendon se i takon.

Në prag është ndeshja e Superligës ndaj Lushnjes dhe trajneri i kryeqytetasve e qartëson kështu se çfarë kërkon prej saj.

Partizani është në vend të shtatë në renditje, më keq sesa mund të mendohej, por Starova, nuk është aspak i pakënaqur nga ekipi i tij, sidomos gjatë vitit 2018.

Me vetëm 28 pikë në renditje, të kuqtë janë thuajse po aq larg Europës sa edhe zonës së mbijetesës, por Starova beson se 7 pikë ndaj Kukësit të vendit të tretë janë të rikuperueshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!