Vlora ditën e sotme nuk raporton asnjë rast të ri të personave të prekur me koronavirus.
Gazetari Elton Nika tha për abcnews.al se sa i përket turizmit, mbetet sektori më i prekur, pasi një pjesë e mirë e bizneseve i çregjistruan punonjësit e tyre. Tashmë do të duhet një kohë e gjatë për të parë rimëkëmbjen në këtë sektor.
Ndërkohë që ditën e sotme është vënë re edhe një lëvizje e qytetarëve në Lungomare. Qytetarët janë shprehur se disa prej tyre janë të detyruar të lëvizin në ambiente të jashtme. Koha e mirë me diell duket se i ka joshur qytetarët dhe i ka bërë të lëvizin gjatë vijës bregdetare.
Qytetarët thanë për gazetarin Elton Nika se e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë në shtëpi, pasi kanë edhe të sëmurë.
Nuk është mirë të qëndroni në shtëpi?
Qytetarja: Mirë është, por 1 muaj e gjys, mbahet një i sëmurë lidhur brenda në shtëpi?
Është e mirë dalja në masë?
Qytetari: Njerëzit kanë nevojë të lëvizin, por duke respektuar distancat. Maska vendoset kur komunikohet. Ne do të jetojmë aq sa do të jetë e shkruar, por duhet të ruhemi.
/abcnews.al