Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez ka deklaruar se vendi ka aritur pikun me koronavirusin. Gjithësesi ai iu drejtua Kongresit të enjten për të kërkuar miratimin për zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në 26 Prill.
Masa, e cila do t’i mbante njerëzit të mbyllur kryesisht në shtëpitë e tyre për dy javë shtesë nga afati i mëparshëm më 12 Prill, kërkon të frenojë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Sakaq, ulja e numrit të viktimave ditët e fundit ka bërë që Sanchez të mendojë që tashmë Spanja e kaloi më të keqen nga koronavirusi.
Megjithatë siç thekson kryeministri kjo nuk do të thotë që të bëhen hapa pas. Ndërkohë, lideri i grupit kryesor të opozitës, Pablo Casado i Partisë Popullore (PP), tha se nuk do të mbështesë zgjatjen e gjendjes së emergjencës, e cila ka filluar që nga 14 mars.



