PD kërkon më shumë teste, Rama akuzon Bashën për sabotim të luftës ndaj koronavirusit

schedule15:21 - 9 Prill, 2020

schedule 15:21 - 9 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se nuk ndihmon për të luftuar koronavirusin.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se kryedemokrati vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër.

Ky reagim vjen pasi kreu i PD Lulzim Basha ka propozuar shtimin e testeve si një nga masat parandaluese të koronavirusit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë ditëve të fundit i ka mëshuar fort faktit se “për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!”

Gjatë ditëve të fundit kreu i qeverisë ka theksuar se strategjinë në lidhje me testimet e bën Komiteti i ekspertëve dhe jo vetë ai.

Postimi i Ramës:

LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!