Enock Barwuah, vëllai biologjik i Mario Balotelli, ka zbuluar disa sekrete të sulmuesit të Brescia, duke nisur nga festimi i golit me Gjermaninë e deri te racizmi që shfaqin njerëzit kundër tij shpesh herë. Mes të tjerash ai zbulon edhe si e nevrikos të vëllanë, pasi e mund në video-lojëra.
“Mario më dha një dha një fanellë të Porto, që e kishte marrë pas ndeshje kur ishte te Manchester City. Kur luanim PlayStation dhe shënoja gol, i festoja gjithmonë si Hulk. Ndaj edhe ai festoi ashtu në ndeshjen kundër Gjermanisë. Unë jam më i mirë se ai në video-lojëra. Kjo e zemëron atë, bërtet dhe justifikohet”, shprehet për “calciomercato” Barwuah.
Më tej ai tregon se Balotelli është një njeri shumë energjik: “Nuk është e lehtë të jetosh me të, pasi është shumë energjik dhe në asnjë moment nuk mund të qëndrojë i qetë. Nëse jeni duke pushuar, është e sigurt që ai do të vijë e të zgjojë. Ai gjithmonë ka qenë pozitiv dhe ai optimizëm më ka ndihmuar shumë mua në jetë”.
Enock ka edhe një mesazh: “E vetmja gjë që do t’i thosha Marios, është se nëse do të kishte luajtur me 100 për qindëshin e tij, do të kishte qenë i pandalshëm. Ai luan vetëm me 30 për qind të mundësive të tij. Është një njeri shumë i ndjeshëm. Nëse gjëja më e vogël shkon keq, ai ul kokën dhe e lë lojën. Nuk është e lehtë të luash me aq shumë presion mbi shpatulla”.
Kalimi te Brescia, racizmi dhe sekreti i fanellës. Vëllai i Balotelli tregon: “Ishim të dy shumë të lumtur kur firmosi te Brescia. Ai nuk u mendua dy herë, pranoi menjëherë dhe i hodhi poshtë të gjitha propozimet. Fatkeqësisht, gjithçka që ai thotë ose bën, interpretohet negativisht.
Kjo është edhe arsyeja pse ai shkoi në fanellë ‘Pse gjithmonë unë?’. Zemërohem shumë kur e shoh atë të jetë viktimë e abuzimit racist. Do doja shumë të isha me të në fushë që ta ndihmoja. Mendoj se duhen dënime më të ashpra kundër tifozëve, por nuk mund t’ua ndryshosh mendjen me zor”. /abcnews.al