Shërohet edhe një infermier, shkon në 28 numri për personelin mjekësor

schedule12:35 - 9 Prill, 2020

schedule 12:35 - 9 Prill, 2020

Mes personave të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë ditën e sotme ka qenë edhe një infermier. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Kështu, numri i të shëruarve brenda personelit mjekësor rritet në 28. Ndërsa, numri i përgjitshëm i të shëruarve nga koronavirusi në të gjithë vendin është 165.

Postimi:

Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me ?#COVID19? është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1️⃣ infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP??

Shkon në 2️⃣8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 1️⃣6️⃣5️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!