Akuzat ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, shtyhet seanca gjyqësore

schedule11:00 - 9 Prill, 2020

schedule 11:00 - 9 Prill, 2020

Shtyhet seanca paraprake për ish-kryeprokurorin e përgjithshm Adriatik Llalla.

Seanca paraprake për akuzat e ish-kryeprokurorit Llalla është shtyrë me një muaj ku ajo e radhës është parashikuar të zhvillohet në 7 maj.

Seanca ishte parashikuar më datë 7 prill por nuk u zhvillua. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Seanca ndaj ish-kryeprokurorit u shty për shkak të situatës së pandemisë në vend./abcnews.al