Vuçiç në Gjermani/Merkel: Zgjidhni çështjen me Kosovën

schedule14:48 - 27 Shkurt, 2018

schedule 14:48 - 27 Shkurt, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel në një vizitë zyrtare në Berlin. Pas zhvillimit të një bisede me dyer të mbylluar ata dolën në një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së saj Merkel vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria e Beogradit dhe nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. “Ne jemi të impresionuar se si Serbia vazhdon përparimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe ne inkurajojmë Serbinë të vazhdojë në këtë mënyrë”, u shpreh kancelarja.

Merkel ripërsëriti se anëtarësimi në BE lidhet ngushtë me zgjidhjen e çështjes me Kosovën.

“Unë e vlerësoj punën e Vuçiç sa i përket bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i uroj atij sukses në këtë punë, që nuk është gjithmonë e lehtë”, shton kancelarja. Ndërsa nga ana tjetër Vuçiç ripërsëriti kërkesën e tij që Serbia të mos jetë humbësi i vetëm në procesin e normalizimit të mardhënieve me Kosovën./abcnews.al