Rruga e Kombit pa probleme, 17 borëpastruese në dizpozicion

schedule14:14 - 27 Shkurt, 2018

schedule 14:14 - 27 Shkurt, 2018

17 borëpastruese ka vënë në dispozicion të Rrugës së Kombit kompania e mirëmbajtjes. I gjithë segmenti është i pastër dhe pa probleme nga reshjet e borës.

Në Rrugën e Kombit dimri nuk duket.

Është e gjitha në asfalt dhe pa prani të ngricës apo borës.

Mjetet borëpastruese punuan gjatë gjithë natës dhe ditën për ta kthyer situatën në normalitet.

Në dy anët e tunelit janë angazhuar 17 mjete, të cilat kanë hequr borën nga korsitë e autostradës dhe kanë hedhur kripë për të shmangur ngricat.

Temperaturat kanë pësuar një rritje të konsideruesheme deri në minus 0.5 gradë celsius, kurse reshjet thuajse kanë pushuar.

E gjithë Rruga e Kombit patrullohet nga njësia e policisë e autostradës me një flotë mjetesh të reja e cila sapo është krijuar.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

/abcnews.al