Një nënë e pesë fëmijëve, ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit gjatë një vizite në Pakistan.
Shabnum Sadiq, 39 vjeç, e cila punoi si këshilltare për Borough, që përfaqëson partinë Laburiste në Britani, kishte udhëtuar në Pakistan për një dasmë në fillim të marsit, por u prek nga virusi ditët e udhëtimit.
Udhëheqësi i këshillit James Swindlehurst e quajti vdekjen e saj “shumë tronditëse” dhe një “humbje të konsiderueshme për këshillin dhe qytetin”.
Sadiq, ishte e njohur si nëna e “mrekullisë” 13 vite më parë, pasi solli në jetë katër njakë. Ajo la pas burrin dhe pesë fëmijët e saj.

/abcnews.al



