PD i përgjigjet Ramës me fjalët Tony Blair: Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të testimeve

schedule19:01 - 7 Prill, 2020

schedule 19:01 - 7 Prill, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama ku këmbëngul se vetëm rritja e numrit të testimeve mund të tejkalojë krizën aktuale të shkaktuar nga koronavirusi.

Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka sjellë në vëmendje deklaratat e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili ka këshilluar kryeministrit aktual të Shqipërisë, Bardhi kërkon nga Rama që të mos fshehë mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10222093146827390/

Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.”

Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.

Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas çlirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!