“PD ia fut kot”, Rama i përgjigjet opozitës: Nuk vendos qeveria për testet, por Komiteti Teknik i Ekspertëve

schedule15:15 - 7 Prill, 2020

schedule 15:15 - 7 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike në lidhje me numrin e testeve të bëra duke theksuar se për testet dhe bërjen e tyre vendosin ekspertët.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shkruan se PD ja fut kot, qeveria zbaton atë që i thotë Komiteti dhe PIKË.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!