Bino paralajmëron teste masive ndaj popullsisë pasi të kalojë koronavirusi

schedule13:16 - 7 Prill, 2020

schedule 13:16 - 7 Prill, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka persona të tjerë të infektuar me koronavirus nga ekspertët e Task Forcës. Megjithatë nuk kanë preferuar që të zbulojnë emrat e tyre për të ruajtur të drejtën e anonimatit.

Ndërkohë që deri më tani janë bërë publike tre raste të infektuar, pjesë e Task Forcës, ku i pari i publikuar ka qënë drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj.

Pas tij, pozitive rezultoi edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Ndërsa i treti i infektuar është Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT.

Asnjë prej tyre deri më tani nuk e ka bërë testin e dytë dhe nuk është konfirmuar negativ pas periudhës së karantinimit.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi për ABC News se do të aplikohet një test i ri serologjik i cili do të masë shkallën e imunitetit të popullsisë, gjë që vjen në ndihmë për diagnozën e Koronavirusit.

“Do të aplikohet një test i ri, serologjik, në ndihmë të diagnozës. Sa i përket matjes së imunitetit në popullatë, po planifikohet dhe do të kryhet sapo testet e tilla të jenë gati”, deklaroi Bino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!