Shtimi i masave në tregjet e Shkodrës ka ulur edhe numrin e lëvizjeve të qytetarëve që kishin dalë për të bërë pazar. Në tregjet e qytetit kishte më pak blerës, ndërkohë punonjës të policisë dhe ushtrisë ushtronin kontrolle.
Më pak blerës dhe në distance me njeri tjetrin. Askush në këtë treg nuk mund të hynte nëse nuk dispononte leje. Punonjësit e policisë dhe ushtrisë kontrollonin çdo person, nëse nuk kishin autorizim ktheheshin pas.
Shtimi i masave në tregjet e Shkodrës ka ulur edhe numrin e lëvizjeve të qytetarëve që kishin dalë për të bërë pazar. Por, kontrollet nuk munguan edhe në mërkatën e Rusit, një prej tregjeve me frekuentim të madh të qytetarëve.
Situata në Shkodër është përkeqësuar. Në këtë qytet janë konfirmuar me koronavirus 44 persona në katër vatra të ndryshme./abcnews.al