“Lecka të kuqe në dritare”, kjo eshte mënyra për të kërkuar ndihmë e kolumbianëve

schedule12:19 - 7 Prill, 2020

schedule 12:19 - 7 Prill, 2020

Në disa lagje në Bogota dhe në periferi të kryeqytetit, familjet po vendosin lecka të kuqe në dyert dhe dritaret e shtëpive të tyre për të kërkuar ndihmë nga fqinjët dhe autoritetet ose këdo që mund t’i sigurojë ushqim.

Karantina e zbatuar nga qeveria ka lënë miliona njerëz brenda shtëpive pa kushte të mira jetese.

Por për shumë njerëz që nuk marrin subvencione qeveritare ose ndonjë lloj ndihme, vendosja e leckave nëpër ditare është mënyra e vetme për të gjetur disa para për të ngrënë gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Sipas Juan Carlos Saldarriaga, kryetari i bashkisë së Soacha, një komunë afër Bogota, kjo masë “ka ngjallur një ndjenjë solidariteti mes fqinjëve”.

 

Saldarriaga tha që leckat e kuqe gjithashtu ndihmojnë qeveritë lokale të dinë se kush janë ata “që kanë nevojë për ndihmë më shumë”.

Kolumbia ka 1.485 raste të konfirmuara COVID-19 dhe 35 vdekje. Izolimi i detyrueshëm fillimisht do të vazhdojë deri më 13 prill, siç dekretohet nga Presidenti Ivan Duque.

Kujtojmë se deri tani në botë janë të konfirmuara mbi 1.3 milionë raste dhe mbi 75,896 viktima,/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!