Spanja vazhdon të raportojë shifra shqetësuese të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.
Vetëm brenda 24 orëve, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, kanë humbur jetën 743 persona. Numri total i viktimave rritet në 13,798. Ndërsa, brënda 24 orëve, vendi ka regjistruar 3,835 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 140,510.
Spanja mbetet kështu vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 367,650 të infektuar dhe 10,943 viktima. /abcnews.al/