Elis Bakaj u dëmtua në ndeshjen e fundit të kampionatit në Bjellorusi. Futbollisti shqiptar doli nga loja me barelë, ndërsa Premier Liga bjelloruse u transmetua nga televizionet më të njohura të botës.
Nuk ishte momenti fatlum për të. Me gjasë, asnjë futbollist shqiptar nuk do të ketë mundësi të jetë aktiv në këtë kohë epidemie, pasi edhe Elis Bakaj u dëmtua.
Ish-lojtari i kombëtares pati një lëndim serioz në ndeshjen e Premier Ligës së Bjellorusisë, me Dinamos Minks dhe Slavia Maziri, ndonëse kjo do të thotë thjesht se ai nuk mund të vazhdonte lojën, jo se shëndeti i tij ka ndonjë problem.
Dalja nga fusha e sulmuesit me numrin 99, i prishi punë kampiones në fuqi, pasi Dinamo e Brestit humbi papritur në fushën e saj, 1-2 ndaj një rivali relativisht modest.
Vetëm 1 fitore në 3 ndeshje nuk është mënyra më e mirë për të nisur kampionatin, ndonëse Dinamo Brest më herët fitoi Superkupën bjelloruse.
Ndërkaq, mungesa e futbollit në Europë ka bërë që Premier Liga e Bjellorusisë te jetë objekt vëmendjeje e televizioneve më të mëdha të botës.
Jo më kot, Sky Sport transmetoi një përmbledhje të ndeshjes së ekipit të Bakajt. Mesa duket, më mirë me futbollin e Bjellorusisë sesa pa futboll fare. Gjithsesi, liga ku luan Bakaj nuk është e vetmja që zhvillohet. Futbolli ka nisur edhe në një tjetër ish-republikë sovjetike, në Taxhikistan./abcnews.al