Kryeministri Rama ka mohuar të ketë emigrantë që presin në për të hyrë në Shqipëri në Kakavijë ndërkohë që në Kapshticë sipas kryeministrit janë 19 makina, banorë dhe rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen.
Rama ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha si nxitës dhe si personi që kërkon të rishkatërrojë Shqipërinë.
“Në kufirin e Kakavijës nuk ka asnjë problem tani që flasim, ndërsa në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi.
Të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme, por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Në një kohë tjetër kjo që po them do të ishte absurde, por në këto kohë është e vetmja rrugë që ne kemi që të dekurajojmë maksimalisht hyrjet në kufi.
Kush bën patriotin, kush bën vajtimtarin për shkeljet e të drejtave të njeriut përmes pengesës që i krijohet njerëzve për të hyrë në atdheun e tyre, synon të nxisë katastrofën. E them pa më të voglin dyshim. Sali Berisha ka vetëm një synim, si të rishkatërrojë edhe njëherë Shqipërinë për llogari të tij haluçinante.
E solla këtë emër si zanafillën e një procesi skandaloz politik të nxitjes së rrëmujës, por në këtë rast është nxitje e një zinxhiri vdekjesh që është shumë larg së qeni ai që do të ishte nëse do të shkonim me mendtë e Saliut dha atyre që i bien këtij avazi. Është e patolerueshme që të nxiten njerëzit që të vijnë drejt kufijve dhe të nxitet konflikti me policët në kufi”, tha Rama./abcnews.al