Sipas MeteoAlb: Moti VIJON me vranësira dhe reshje të pakta shiu por kryesisht dëbore në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur pritet përmirësim i përkohshëm i motit në vend. POR sërisht pasditja e mbrëmja fuqizojnë reshjet e shiut e dëborës, në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rënie me 2 – 3°C në mëngjes; RENIA vijon e lehtë edhe në mesditë KUR PRITET maksimumi 10°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 65 km/h deri pasdite kur era dobësohet; nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 – 6 ballë.
Moti – E martë, 27 shkurt 2018
Sipas MeteoAlb: Paraditja MBETET me reshje të pakta shiu e dëbore në zonat Veriore dhe Qendrore por reshje të përkohshme në Jug të vendit.
NDERSA pas mesditës dhe deri në mbrëmje reshjet fokusohen kryesisht në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër të vendit. Pas mesnatës, reshjet zhvendosen drejt zonave Lindore dhe kryesisht në Juglindje.
Temperaturat e ajrit RRITEN lehtë në mëngjes dhe mesditë POR në pjesën më të madhe të vendit MENGJESI mbetet në vlera termike negative.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3 ballë. /abcnews.al