E mërkura dhe e enjtja ditët më të ftohta të javës

schedule15:56 - 26 Shkurt, 2018

schedule 15:56 - 26 Shkurt, 2018

I ftohti i fillimit të javës pritet të kulmojë ditën e mërkurë. Shërbimi “Meteoalb” parashikon që temperaturat e ulëta të ndjehen më tepër në pjesën veriore dhe atë qendrore të vendit. Ndërkohë fundjava pritet të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave.

E mërkura dhe enjtja deri në mesditë pritet të jenë ditët më të ftohta të javës.

Vlerat e termometrit parashikon shërbimi “Meteoalb” në zona të caktuara të Shqipërisë do të zbresin deri në -12 gradë celcius, ndërkohë në pjesën më të madhe të territorit temperatuarat do të regjistrojnë zero gradë.

Rritja e temperaturave pritet të nisë mesditën e së enjtes dhe sipas meterologëve do të vijojë deri në fundjavë.

Reshjet e shiut dhe të borës pritet të jenë të pranishme deri të mërkurën, ndonëse intesiteti parashikohet të mos e kalojë atë mesatar.

Reshjet e dobëta dhe rritja e temperatuarave sipas meterologëve do të bëjnë që ngricat të mos jenë problem në rrugë, duke filluar nga mëngjesi i të premtes. /abcnews.al