Në Gjermani, mjekët e pajisur me veshje mbrojtëse, duke shëtitur nëpër rrugët boshe të Heidelberg për të kontrolluar pacientët që janë në shtëpi, pesë ose gjashtë ditë pasi janë sëmurë me koronavirusin njerëzit i quajnë taxi-korona.
Ata kryejnë një test gjaku, duke kërkuar për shenja të tjera që një pacient mund të ketë nëse është i infektuar me virus, shkruan New York Times.
Ata sugjerojnë shtrimin në spital, madje edhe për një pacient që ka vetëm simptoma të buta; shanset për të mbijetuar nga ky virus janë të shumta nësë ti shtrohesh në spital që në momentin që ke simptomat e para.
“Kjo është ajo që ne kemi arritur në përfundimin gjatë javës së parë së shtrimit të pacientëve ,” tha Prof. Hans-Georg Kr Georgusslich, drejtuesi i virologjisë në Spitalin Universitar në Heidelberg, një nga spitalet kryesore të kërkimit në Gjermani. “Por nëse jeni një person i cili keni pasur më herët probleme me mushkritë sigurisht gjendja do të përkeqësohet.
Taksitë e Heidelberg janë vetëm një iniciativë e këtij qyteti. Por ata shfaqin një nivel të angazhimit të burimeve publike në luftën kundër pandemisë që ndihmojnë në shpjegimin e një prej enigmave më intriguese të pandemisë: Pse shkalla e vdekshmërisë së Gjermanisë është kaq e ulët?
Virusi Covid-19, ka goditur me forcë Gjermaninë: Sipas Universitetit Johns Hopkins , vendi kishte më shumë se 92,000 infeksione të konfirmuara laboratorike që nga mesdita e së shtunës, më shumë se çdo vend tjetër, përveç Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe Spanjës.
Por me 1.295 vdekje, shkalla e vdekshmërisë së Gjermanisë qëndroi në 1.4 përqind, krahasuar me 12 përqind në Itali, rreth 10 përqind në Spanjë, Francë dhe Britani, 4 përqind në Kinë dhe 2.5 përqind në Shtetet e Bashkuara. Edhe Koreja e Jugut, që është një model i rrafshimit të kurbës, ka një shkallë më të lartë fataliteti, 1.7 përqind.
“Është diskutuar për një anomali gjermane,” tha Hendrik Streeck, drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Universitar në Bon. Profesori Streeck ka marrë shumë telefonata nga kolegë në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, raporton abcnews.al
“Çfarë jeni duke bërë ndryshe? ” më pyesin,” Pse niveli juaj i vdekshmërisë është kaq i ulët? “
Ekzistojnë disa përgjigje për këto pyetje sipas ekspertëve , statistikat e shumta studimorë rreth pandemisë dhe statistikave të tjera që i refrohen mënyrës se si vendi ka marrë masat për luftimin e pandemisë.
Mosha mesatare e të infektuarve është më e ulët në Gjermani sesa në shumë vende të tjera. Shumë nga pacientët e parë u infektuan në vendpushimet e skive austriake dhe italiane dhe ishin relativisht të rinj dhe të shëndetshëm, tha profesori Kräusslich.
“Filloi si një epidemi e skiatorëve,” tha ai.
Ndërsa infeksionet janë përhapur, më shumë njerëz të moshuar janë prekur dhe niveli i vdekjeshmërisë, i cili 2 javë më përpara ka qënë vetëm 0.2, gjithashtu është rritur. Por mosha mesatare e të infektuarve mbetet relativisht e ulët, 49. Në Francë, është 62.5 dhe në Itali 62 , sipas raporteve të tyre të fundit kombëtare.
Një shpjegim tjetër për shkallën e ulët të vdekshmërisë është se Gjermania ka testuar shumë më tepër njerëz sesa shumica e kombeve. Kjo do të thotë se identifikon më shumë njerëz me pak ose aspak simptoma, duke rritur numrin e rasteve të njohura.
“Kjo ul automatikisht shkallën e vdekshmërisë,” tha profesori Kräusslich, raporton abcnews.al
Por ekzistojnë edhe faktorë të rëndësishëm mjekësorë që e kanë mbajtur numrin e vdekjeve në Gjermani relativisht të ulët, thonë epidemiologët dhe virologët.
Përmendëm se testimi ka qënë rruga krysore por stafi i kualifikaur shëndetësor, pajisja e spitaleve me shumë shtretër të kujdesit intensiv dhe një qeveri ku populli i ka besuar duke praktikuar çdo masë ka ndikuar në kontrollin e koronavirusit.
Testimi
Në mesin e janarit, shumë kohë para se shumica e gjermanëve të ishin infektuar me virus, spitali Charité në Berlin kishte zhvilluar tashmë një test dhe kishte postuar formulën në internet.
Në kohën kur Gjermania regjistroi rastin e saj të parë të Covid-19 në shkurt, laboratorët në të gjithë vendin kishin krijuar një rezervë të kompleteve të testimit.
“Arsyeja pse ne në Gjermani kemi kaq pak vdekje në këtë moment në krahasim me numrin e të infektuarve mund të shpjegohet kryesisht me faktin se ne po kryejmë një numër jashtëzakonisht të madh të diagnozave laboratorike,” tha Dr. Christian Drosten, shefi virolog në Charité , ekipi i të cilit zhvilloi provën e parë.
Deri më tani, Gjermania po kryen rreth 350,000 teste të koronavirusit në javë, shumë më tepër se çdo vend tjetër europian. Testimi i hershëm dhe në masë i ka lejuar autoriteteve të ngadalësojnë përhapjen e pandemisë duke izoluar raste të njohura ndërsa ato janë infektive. Ajo gjithashtu ka bërë të mundur që trajtimi i të infektuarve të administrohet në mënyrën më të shpejtë dhe të duhur, raporton abcnews.al
“Kur kam një diagnozë të hershme, mund t’i trajtoj pacientët më herët – për shembull t’i vendos ata në një ventilator para se të përkeqësohen – mundësia e mbijetesës është shumë më e lartë,” tha profesori Kräusslich.
Personeli mjekësor, në rrezik të veçantë për infektimin dhe përhapjen e virusit, testohet rregullisht. Për të thjeshtuar procedurën, disa spitale kanë filluar të bëjnë teste në grup , duke përdorur shtupën e 10 punonjësve dhe duke kryes më pas teste individuale vetëm nëse dikush prej tyre ka rezultuar pozitiv.
Në fund të muajit prill, autoritetet shëndetësore planifikojnë gjithashtu të kryejnë një studim në shkallë të gjerë të antitrupave, duke testuar mostra të rastësishme të 100,000 personave në të gjithë Gjermaninë çdo javë për të kuptuar se ku ndërtohet imuniteti.
Mënyra për të siguruar një testim me bazë të gjerë është që pacientët të mos paguajnë për të, tha profesor Streeck.
Ky, tha ai, ishte një ndryshim i dukshëm me Shtetet e Bashkuara në javët e para të shpërthimit. Projekt-ligji i miratuar nga Kongresi muajin e kaluar siguron një testim falas.
“Një i ri pa sigurime shëndetësore dhe që ka dhimbje të fytit nuk ka gjasa të shkojë te mjeku dhe për këtë arsye rrezikon të infektojë më shumë njerëz,” tha ai.
Gjurmimi
Një të premte në fund të shkurtit, Profesor Streeck mori një lajm se për herë të parë, një pacient në spitalin e tij në Bon kishte rezultuar pozitiv me koronavirus: Një 22-vjeçar që nuk kishte simptoma, por punëdhënësi i tij i kërkoi që të bënte një test pasi mësoi se kishte marrë pjesë në karnavale ku dikush tjetër kishte rezultuar pozitiv.
Në shumicën e vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, testimi është kryesisht i kufizuar tek pacientët më të sëmurë, kështu që 22-vjeçari në fillim ska mundur dot të kryejë testin për këtë arsye.
Sapo u mor vesh rezultati i testit shkolla u mbyll, dhe të gjithë fëmijëve dhe stafit iu dha urdhër të qëndronin në shtëpi me familjet e tyre për dy javë. Janë testuar rreth 235 persona. raporton abcnews.al
“Testimi dhe gjurmimi është strategjia që ishte e suksesshme në Korenë e Jugut dhe ne jemi përpjekur të mësojmë nga kjo,” tha profesor Streeck.
Gjermania mësoi gjithashtu që të mos gabohej: Strategjia e gjurmimit të kontaktit duhej të ishte përdorur edhe më agresivisht, tha ai.
Të gjithë ata që ishin kthyer në Gjermani nga Ischgl, një vendpushim austriak skish që kishte të infektuar, duhej të gjurmohej dhe të testohej, tha profesor Streeck.
Një sistem i fuqishëm i kujdesit shëndetësor publik
Para përfshirjes së pandemisë koronavirus në të gjithë Gjermaninë, Spitali Universitar në Giessen kishte 173 shtretër të kujdesit intensiv të pajisur me ventilatorë. Javët e fundit, spitali u përpoq të krijojë 40 shtretër shtesë dhe përgatiti stafin që të ishte në gatishmëri për të punuar në kujdesin intensiv .
“Ne kemi aq shumë kapacitete tani që po pranojmë pacientë nga Italia, Spanja dhe Franca,” tha Prof. Susanne Herold, drejtuese e infektiologjisë dhe një specialist i mushkërive në spital që ka mbikëqyrur ristrukturimin. “Ne jemi shumë të fortë në fushën e kujdesit intensiv.”
Në të gjithë Gjermaninë, spitalet kanë zgjeruar kapacitetet e tyre të kujdesit intensiv. Dhe ata filluan nga një nivel i lartë. Në janar, Gjermania kishte rreth 28,000 shtretër të kujdesit intensiv të pajisur me ventilatorë, ose 34 për 100,000 njerëz. Për krahasim, kjo normë është 12 në Itali dhe 7 në Hollandë.
Deri më tani, ka 40,000 shtretër të kujdesit intensiv në dispozicion në Gjermani, raporton abcnews.al
Disa ekspertë janë optimistë se masat e distancës sociale mund të jenë duke e rrafshuar kurbën sa duhet që sistemi i kujdesit shëndetësor në Gjermani të mposhti pandeminë, pa arritur në një mungesë të pajisjeve të shpëtimit, si ventilatorët.
“Është e rëndësishme që të kemi udhëzime për mjekët se si të praktikojmë përzgjedhjen midis pacientëve nëse ata duhet”, tha profesor Streeck. “Por shpresoj se kurrë nuk do të kemi nevojë ta bëjmë diçka të tillë”.
Koha që duhet për të dyfishuar numrin e të infektuarve është ngadalësuar në rreth tetë ditë. Nëse ngadalësohet pak më shumë, në mes 12 dhe 14 ditësh, tha profesori Herold, studimet sugjerojnë që mund të shmanget përzgjedhja e pacientëve.
“Kurba ka filluar të rrafshohet,” tha ajo.
Besimi tek qeveria
Përtej testimit në masë dhe gatishmërisë së sistemit të kujdesit shëndetësor, shumë nga populli e shohin udhëheqjen e Kancelares Angela Merkel si një arsye që shkalla e vdekshmërisë është mbajtur e ulët.
Zonja Merkel ka komunikuar qartë, me qetësi dhe rregullisht gjatë gjithë krizës, pasi ajo vendosi masa gjithnjë e më të rrepta për distancimin shoqëror në vend. Kufizimet, të cilat kanë qenë thelbësore për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë, nuk patën kundërshtime politike dhe ndiqen gjerësisht.
Vlerësimet për masat që ka dhënë kancelarja janë rritur.
“Ndoshta forca jonë më e madhe në Gjermani,” tha profesori Kruslich, “është vendimmarrja racionale në nivelin më të lartë të qeverisë, e kombinuar me besimin që gëzon qeveria në popullatë.”/abcnews.al