Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qeverisë për të rritur numrin e testimeve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të njihet me mire gjendja e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Kreu demokrat me anë të një videomesazhi të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, ka theksuar se numri i ulët i testimeve, fsheh të vërtetën dhe kushton jetë njerëzish.
Sipas Bashës, sa më pak testime të bëhen, aq më pak persona te infektuiar do të identifikohen. Për pasoje zinxhiri i infeksionit zgjat më shumë e si rrjedhoje rritet numri i të prekurve dhe i viktimave.
“Nëse nuk bëhen me shume testime në popullatë”,- thekson basha,- “karantina do të zgjasë në kohë dhe do të shkaktojë thellim të krizës ekonomike”./abcnews.al