Plani për Champions League dhe kampionatet, kreu i UEFA-s i prerë

schedule21:41 - 4 Prill, 2020

schedule 21:41 - 4 Prill, 2020

Aleksandar Ceferin, presidenti i UEFA-s, është i qartë. Futbolli do të rikthehet dhe ky sezon do të mbyllet, por kur të gjithë aktorët e këtij sporti të jenë të sigurt. Kështu shprehet slloveni në një prononcim të dhënë për televizionin gjerman “ZDF”.

“I vetmi vendim i gabuar që mund të marrim tani është të luajmë dhe të vëëm në rrezik shëndetein dhe sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe gjyqtarëve. Nëse jemi në kushtë të sigurta, atëherë nuk shoh asnjë problem”, thotë Ceferin.

Më pas ai pranon se po mendohet ndryshimi i formatit të kompeticioneve evropiane: “Sezoni duhet të përfunodjë me 3 gusht, si Champions League dhe Europa League. Është një situatë e jashtëzakonshme kjo në të cilën ndodhemi, kështu që jemi fleksibël me datat dhe kohën e rinisjes së garës.

Nëse situata bëhet më e mirë më herët, atëherë mund të nisim më shpejt.  Champions dhe Europa League? Ne mund të luajmë me sistemin aktual, ose me një ndeshje në fushë asnjanëse. Tani për tani është vetëm një ide për të luajtur me tek ndeshje në këtë fazë, ose gjysmëfinalet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!