Ivanka duket se po shkon drejt një përplasje me babain e saj Donald Trump lidhur me propozimin për armatosjen e mësuesve në shkolla për të evituar masakrat. Ajo thotë se nuk e di nëse kjo është një zgjidhje e duhur.
Ivanka Trump është e sigurtë nëse armatosja e mësuesve mund të jetë e dobishme për të ndaluar masakarat në shkolla. “Të jem e sinqertë nuk e di”, është shprehur vajza e presidentit amerikan, Donald Trump për televizionin “NBC”, që e ka pyetur nëse e konsideron të duhur propozimin e babait të saj. Ajo ka shtuar se bëhet fjalë për një mundësi që duhet diskutuar.
Në këtë mënyrë, sipas mediave amerikane, Ivanka ka vënë në diskutim kërkesën e babait të saj, i cili e shikon këtë si një masë parandaluese për sulme të tjera të mundshme me armë. Trump doli me këtë qëndrim pas masakrës në një shkollë të mesme në Folrida ku Nikolas Cruz vray 17 persona.
“Natyrisht duhet të jetë një standard shumë i lartë i atyre që mund të mbajnë armë në shkollat tona”, nënvizoi Ivanka. Ndërkaq, presidenti ka premtuar që siguria në institucione mësimore do të jetë një prioritet I administratës së tij. “Mendoj se do të jetë e para në listë”, është shprehur Trump.
Ndërkohë, nuk ka konsens lidhur me masat e porpozuar për të ndaluar masakrat në shkolla. Presidenti kërkon që të rritet mosha minimale për posedimin e armëve dhe të ndalojë automatizuesit që transformojnë armët gjysëm-automatike në mitralozë. Por kërkesa më kontroverse është ajo e armatosjes së mësuesve. Guvernatori I Floridas ka thënë se është kundër kësaj nisme. Sipas tij për sigurinë në shkolla duhen policë të stërvitur mirë.
Përtej këtyre pengesave, Trump ka hasur edhe në kundërshtimin e lobit të armëve. Shoqata Kombëtare Amerikane e Armëve “NRA” ka bërë me dije se nuk mbështet asnjë ndalim të armëve apo masat shtrënguese. /abcnews.al