Presidenti i republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje e infektimin e mjekut Roland Xhaxho me Covid 19.
Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook i uron shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që të gjithë të tregojmë kujdes dhe përgjegjshmëri përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër.
Postimi i plotë:
I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga COVID-19.
Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara.
Ndaj të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër. #MjekëtJanëHeronj ??/abcnews.al