Bëri testin për COVID-19, mesfushori Ndriçim Shtubina merr përgjigjen

schedule12:58 - 4 Prill, 2020

schedule 12:58 - 4 Prill, 2020

Ndriçim Shtubina fatmirësisht nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Një i afërm i futbollistit të Vllaznisë doli pozitiv dhe një ditë më parë anësori i djathtë kreu testin dhe tashmë e ka marrë përgjigjen.

Mjeku i klubit shkodran, Ilirjan Haxhaja, njofton përmes llogarisë në “Facebook” përgjigjen e testit. “Morëm përgjigjen e mirë të sportistit tonë të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina dhe nuk rezulton me virus. Faleminderit Zotit, që nuk kemi infektim në radhët e futbollistëve.

Vazhdojmë me kujdes. Frike Jo, Kujdes Po”, shkruan Haxhaja, i cili i gëzohet faktit që në ekipin shkodran nuk ka të prekur. Në qytetin verior është rritur numri i personave pozitivë me COVID-19. Numri i të prekurve ka shkuar në 31 dhe deri më tani fatmirësisht nuk ka viktima. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!