Reshjet e borës në Llogara/Policia thirrje drejtuesve të mjeteve

schedule08:50 - 26 Shkurt, 2018

schedule 08:50 - 26 Shkurt, 2018

Në Llogara lëvizja e mjeteve po bëhet me vështirësi për shkak të reshjeve të borës. Nisur nga situata Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë. Policia, u bene  thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.  Policia Rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor. /abcnews.al