VIDEO | Lippi: Ju tregoj pse zgjodha Grosson te penalltia e fundit e finales

schedule08:57 - 4 Prill, 2020

schedule 08:57 - 4 Prill, 2020

Suksesi i fundit i kombëtares italiane ka ndodhur në vitin 2006, atëherë kur djemtë e Marcello Lippit fituan Kupën e Botës, duke dërguar trofeun e madh për herë të katërt në histori në Romë. Finalja përballë Francës u vendos nga pika e penalltive. Të kaltrit u treguan të saktë dhe penalltia e fundit i takoi Fabio Grossos.

Mbrojtësi i majtë zhvilloi kompeticionin e jetës, atë muaj ishte në formë të shkëlqyer dhe ndihmoi shumë kombëtaren e tij. Ish-lojtari i Palermos nuk gaboi nga pika e bardhë dhe tek Italia nisi festa. Një zgjedhje surprizë ajo e trajnerit për t’i besuar goditjen decizive. Lippi zbulon prapaskenat e vendimit dhe shpjegon gjithçka në një prononcim për Un giorno da pecora.

Më të aftët nga pika e bardhë ishin zgjedhur. Më erdhi ndërmend fakti që Grosso kishte fituar penalltinë kundër Australisë në sekondat e fundit dhe kishte shënuar sërish në fund të shtesave të dyta kundër Gjermanisë në gjysmëfinale. Iu drejtova: Penalltinë e pestë do e godasësh ti, je njeriu i minutave të fundit. Ai u befasua dhe m’u përgjigj: Çfarë po thua, mua më gjete?”, deklaron Marcello Lippi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!