Boris Johnson do të qëndrojë më gjatë në izolim, ka ende simptoma të koronavirusit

schedule14:35 - 3 Prill, 2020

schedule 14:35 - 3 Prill, 2020

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të qëndrojë në izolim pasi ende ka simptoma të Covid-19.

E premtja pritej të ishte dita e fundit e Johnson në vetë-karantinim, pasi ai rezultoi pozitiv ndaj COVID-19  për javën e kaluar.

Por Johnson tha që ai ende ka  temperaturë dhe do të qëndrojë  i izoluar.

Mbretëria e Bashkuar u ka thënë personave me simptoma ose që kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 që të qëndrojnë në izolim për shtatë ditë, ose më gjatë nëse ata kanë akoma simptoma. Sipas udhëzimeve tëe Organizatës Botërore të Shëndetit, personat e qeverisë duhet të qëndrojnë në izolim për 14 ditë pasi të shfaqin simptoma.

Johnson ka vazhduar ndërkohë punën nga shtëpia ndërsa ishte në karantinë. Sekretari i tij i Shëndetit, Matt Hancock gjithashtu testoi pozitiv javën e kaluar, por ai tani ka dalë nga izolimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!